Holandezi Steven Van de Velde, lojtari i volejbollit në rërë i cili në vitin 2016 ishte dënuar për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare në Angli, do të debutojë në Olimpiadë të dielën. Ai dhe bashkëlojtari i tij, Matthew Immers, do të takohen me ekipin e Italisë në turneun e volejbollit në rërë, pranë Kullës së Ajfelit.
Prezenca e Van de Veldes në Paris ka ngritur pakënaqësi.
Avokatët e viktimës dhe disa zyrtarë të Lojërave Olimpike kanë thënë se ai nuk është dashur të ftohej për këto lojëra.
“Nëse një sportist apo anëtar i stafit që ka qenë i dënuar, nuk do të lejohej të ishte pjesë e ekipit tonë”, ka thënë këtë javë kryesuesja e delegacionit të Australisë, Anna Meares.
“Kemi një numër të sportistëve nën moshën 18-vjeçare dhe nën moshën 16-vjeçare, kështu që Policia duhet të jetë në dispozicion për ta ruajtur ekipin tonë”, ka theksuar ajo.
Edhe
Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas
Tani 29-vjeçar, Van de Velde ishte dënuar me katër vjet burgim pasi ishte shpallur fajtor për përdhunimin e vajzës të cilën raportohet se e kishte njoftuar në rrjete sociale. Ai burg mbajti vetëm 13-të muaj.
Pas lirimit nga burgu, ai e vazhdoi karrierën në vitin 2017.