Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.
Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.
Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.
Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.
Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.