Ish-sekretarja në kampin e dikurshëm nazistë të përqendrimit Stutthof, Irmgard Furchner ishte paraparë të paraqitej në seancë gjyqësore në veri të Gjermanisë të enjten për bashkëfajësi në vrasjen e afro 11 mijë personave, mirëpo ajo nuk është paraqitur. Kështu që gjykata ka lëshuar urdhër arrest, raporton BBC.
96-vjeçarja ishte paraparë të paraqitej në gjykatën në Itzehoe, mirëpo është zhdukur nga shtëpia e kujdesit ku po qëndron.
“Ajo mori taksi”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës Frederike Milhoffer.
E akuzuara më pas mendohet se është futur në një stacion nëntokësor dhe ka marrë një tren në periferi të Hamburgut.
Gjykatësi Dominik Gross ka thënë se ajo tash është e arratisur dhe një grup i të mbijetuarve të nazizmit dhe familjarëve të viktimave kanë shprehur zemërimin se si ajo ishte në gjendje të ikte.
“Është një poshtërim i pabesueshëm i sundimit të ligjit dhe të mbijetuarve”, ka thënë Komiteti Ndërkombëtar i Auschwitzit.
-
Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve
-
97-vjeçarja shpallet bashkëfajtore për krimet naziste
-
95-vjeçarja akuzohet për bashkëpunim në vrasjet masive nga nazistët – mbi 10,000
-
Gjykata lë në fuqi dënimin për 99-vjeçaren që punonte në një kamp nazist
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur