Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se lufta e tretë botërore mund të ndodhë nëse ndonjë shtet i NATO-s e shkel Krimenë.
Medvedev ka theksuar se çfarëdo cenimi në gadishull mund të jetë një shpallje lufte ndaj Rusisë, raportoi Sky News të martën.
“Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo nënkupton se ashtu do të jetë përgjithmonë. Çdo përpjekje për ta shkelur këtë, është deklarim për luftë kundër shtetit. Dhe nëse kjo ndodh nga ndonjë shtet i NATO-s, kjo nënkupton konflikt me tërë aleancën veri – atlantike. Një katastrofë të madhe”, ka thënë Medvedev duke folur për uebsajtin “Argumenty iFakty”.
Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forcojë kufijtë e saj dhe do të jetë "gati për hapa hakmarrëse".
Ai shtoi se kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander "në pragun e tyre".
Edhe
Medvedev: Sulmi në Krime mund të nxisë “ditën e gjykimit”
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 - një veprim që është dënuar nga bota perëndimore.
Megjithatë, çdo përpjekje e mbështetur nga Perëndimi për të rimarrë Krimenë duket e paimagjinueshme.
-
Kremlini e quan shefin e NATO-s të papërgjegjshëm për të folur për luftën e Ukrainës
-
Rasmussen: Ukraina do të përballet me luftë të përjetshme nëse Evropa nuk shton presionin ndaj Rusisë
-
Trumpi thotë se Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë e as të hyjë në NATO
-
Moska paralajmëron SHBA-në për Luftë të Tretë Botërore