Ish-Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij të hënën në mbrëmje, në qytetin Plains të Xhorxhias, njofton VOA.
Qendra Carter njoftoi se 95-vjeçari ndodhet në qendrën mjekësore "Phoebe Sumter" dhe se "po mbahet nën vëzhgim ndërsa po trajtohet për një krisje të vogël të legenit".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra, një grup jo-fitimprurës për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ish-Presidenti "është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se mezi pret të shërohet e të shkojë në shtëpi".
Ky është incidenti i dytë për zotin Carter brenda këtij muaji dhe i treti që nga pranvera e këtij viti, kur si pasojë e një rrëzimi iu nënshtrua një operacioni.
Zoti Carter, ish-presidenti më i vjetër në moshë ka shërbyer për një mandat në Shtëpinë e Bardhë nga 1977 deri në 1981-n.