Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti i Panamasë dënohet me mbi 10 vjet burgim

Një gjykatë panameze dënoi ish-presidentin Ricardo Martinelli me më shumë se 10 vjet burg për pastrim parash, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të martën, një zhvillim që mund të ndikojë tek zgjedhjet e përgjithshme vitin që vjen.

71-vjeçari, i konsideruar si pretendenti kryesor në garën presidenciale të vitit 2024, u gjobit gjithashtu me 19 milionë dollarë.

Çështja u hap në vitin 2017 kur autoritetet mësuan se mund të kishin të bënin me krime financiare lidhur me blerjen e një kompanie mediatike, thuhet në deklaratë.

Avokati mbrojtës, Carlos Carrillo tha gjatë një konference shtypi se ekipi i zotit Martinelli do të shfrytëzojë të gjitha alternativat ligjore.

“Kandidatura e Ricardo Martinelli Berrocal-it është e fortë”, tha avoakti Carrillo, duke theksuar se ai ka ende të drejtë të kandidojë për postin e presidentit pasi ka kohë për të kundërshtuar dënimin.

Edhe Konfirmohet dënimi ndaj Sarkozyt për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore Botë Konfirmohet dënimi ndaj Sarkozyt për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

Një anketë e publikuar në maj nga firma e sondazheve “Campaigns & Elections Mexico” tregon epërsinë e zotit Martinelli të ndjekur nga ish-presidenti Martin Torrijos.

Në muajin janar zoti Martinelli u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara nën akuzat për marrje ryshfeti në këmbim të dhënies së parregullt të kontratave qeveritare gjatë viteve 2009-2014 kur ai ishte në pushtet.