Gjykata më e lartë e Afrikës së Jugut ka dënuar të martën me 15 muaj burgim ish-presidentin, Jacob Zuma. Ai tani i ka pesë ditë afat për t’u dorëzuar vullnetarisht në polici. Përndryshe, ministri i policisë do të urdhërojë arrestimin e tij të menjëhershëm.
Dënimi me burgim është caktuar pasi që Gjykata Kushtetuese e vendit e shpalli atë fajtor për përbuzje, kur Zuma e sfidoi urdhrin për të bashkëpunuar me hetimet për korrupsion, derisa ishte president. E gjithë qeverisja e Zumas, e cila përfundoi më 2018, ka qenë e përshkuar nga akuza për ryshfet. Ish-presidenti ishte paraqitur para drejtësisë në rastin që njihej si “kapja e shtetit”, por më pas ka refuzuar daljen para trupit gjykues. Zuma e cilëson veten si viktimë të një konspiracioni të madh politik. Dënimi megjithëkëtë e shënon një pikë kthese dramatike për burrin që ishte burgosur 50 vjet më parë për angazhimin e tij në kauzën për lirimin e Afrikës Jugore.
-
Kushtetuesja ia ndalon Zumas kandidimin në zgjedhjet e Afrikës së Jugut
-
Burgosja e ish-presidentit nxit trazira e plaçkitje në Afrikën e Jugut
-
Sarkozy dënohet me pesë vjet burgim
-
Mbi 75 persona të vdekur në trazirat e Afrikës së Jugut
-
Trazirat në Afrikën e Jugut: E gjuan fëmijën nga ndërtesa që digjej