Shifra e të vdekurve në Afrikën e Jugut është rritur në 72 për shkak të dhunës e cila po mbretëron në rrugët e qytetit për shkak të burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma.
Një ditë më herët 10 persona janë vrarë gjatë protestave rrugëve të qytetit.
Edhe ushtria ka dalë për të mbështetur Policinë pas fillimit të protestave javën e kaluar.
Policia e Afrikës së Jugut ka thënë se ka identifikuar 12 persona të dyshuar për provokimin e protestave dhe totali i të arrestuarve është 1.234 persona.