Burgosja e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka nxitur trazira, ndërkaq situata është përkeqësuar edhe më shumë kur pjesëmarrësit kanë nisur plaçkitjen nëpër qendrat tregtare të Johannesburgut.
Të martën shumica e rrugëve janë bllokuar nga gomat e djegura, ndërkaq policia dhe ushtria e kanë pasur të pamundur të parandalojnë dhunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga e hëna, më shumë se dhjetë persona janë vrarë dhe 490 të tjerë janë arrestuar. Në një adresim televiziv, presidenti i Afrikës së Jugut ka premtuar se ushtria dhe policia do të kthejnë rendin nëpër rrugë, teksa u ka bërë thirrje njerëzve që të punojnë për paqen.
Trazirat nisën gjatë javës së kaluar, kur Zuma u burgos për shmangie të gjykatës.