Ish-marinsi i SHBA-së, Paul Whelan, është dënuar me 16 vjet pune të rëndë për shkak akuzave për spiunim në Rusi, raporton BBC.
Ai u arrestua në një dhomë hoteli në Moskë para 18 muajve me një “USB” për të cilën zyrtarët e sigurisë thanë se përmbante sekrete shtetërore.
Gjykata e Moskës e shpalli të fajshëm për marrje të informatave sekrete dhe të klasifikuara.
Whelan, i cili gjithashtu ka nënshtetësi të Britanisë, Kanadasë dhe Irlandës, i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se kishte menduar që “USB” përmbante fotografi të pushimeve.
Ai e vlerësoi gjykimin si “mashtrim” para se të jepej dënimi.
Edhe
Ish-marinsi amerikan shihet në një video nga një kamp pune në Rusi
Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, tha se ky dënim do të dëmtojë marrëdhëniet në mes Rusisë dhe SHBA-së.
Të dhënat nga ushtria tregojnë se Whelan iu bashkua Marinës së SHBA-së në vitin 1994. Kishte shkuar dy herë në Irak, në vitin 2004 dhe pastaj në vitin 2006. Gjersa po shërbente në marinë bëri udhëtimin e tij të parë në Rusi, dhe pastaj vizitoi këtë shtet shumë herë.