Botë

Ish-liderja e Birmanisë dënohet edhe me 4 vjet burgim

Një gjykatë në Birmani ka dënuar ish-lideren Aung San Suu Kyi me katër vjet tjera burgim të hënën, pasi e ka shpallur atë fajtore se ka importuar dhe poseduar ilegalisht “walkie-talkie” dhe ka shkelur kufizimet e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit, raporton agjencia AP.

Suu Kyi ishte dënuar muajin e kaluar ndaj dy akuzave tjera dhe iu dha dënim me burgim katërvjeçar, që u përgjysmua më pas nga kreu i Qeverisë së re të vendosur nga ushtria.

Këto janë vetëm disa nga akuzat me të cilat po përballet 76-vjeçarja, një ish-fituese e Nobelit, e cila u rrëzua nga pushteti në shkurt të vitit të kaluar pas grusht shtetit ushtarak.

Nëse shpallet fajtore ndaj gjitha akuzave, Aung San Suu Kyi mund të dënohet me më tepër se 100 vjet burgim.