Botë

Ish-kryeministri David Cameron rikthehet në Qeverinë e Britanisë si ministër i Jashtëm

Ish-kryeministri britanik David Cameron ka bërë një rikthim të befasishëm në një post të lartë, duke marrë detyrën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, raporton agjencia “AP”.

Ishte një ndryshim i madh në qeverisjen e konservatorëve ku u shkarkua Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.

Në vend të Braverman u emërua James Cleverly, që ishte në detyrën e Sekretarit të Jashtëm.

David Cameron kishte drejtuar qeverinë britanike mes viteve 2010 dhe 2016 dhe kishte iniciuar largimin e shtetit nga Bashkimi Evropian.

Cameron ka thënë se dëshiron ta përkrah kryeministrin britanik Rishi Sunak në këto kohë të vështira.

Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar duke shkarkuar Bravermanin, e cila u përballë me kritika pasi që akuzoi policinë se ishte tepër e butë me protestuesit pro-palestinezë.

Ajo u zëvendësua me Cleverlyn, që ishte Sekretar i Jashtëm. Sunak po ashtu ka paralajmëruar ndryshime të reja, ku Sekretarja e Ambientit, Therese Coffey, ka njoftuar se do të largohet nga detyra.