Një ish-komandant në kompaninë ushtarake private të Rusisë “Wagner”, Andrei Medvedev, është arratisur në Norvegji dhe po kërkon azil atje pasi ka kaluar kufirin arktik të Norvegjisë, ka bërë të ditur policia norvegjeze.
Medvedev, në një intervistë me një aktivist rus që ndihmon njerëzit të kërkojnë azil jashtë vendit, tha se ai kishte frikë për jetën e tij pasi refuzoi të rinovonte shërbimin e tij me Wagner, raportoi CNN-i të martën.
Medvedev tha se pasi përfundoi kontratën e tij dhe refuzoi t'i shërbente një tjetri, ai kishte frikë se mos ekzekutohej në të njëjtën mënyrë si Yevgeny Nuzhin - një dezertor nga Wagner, i cili u vra me çekan.
Një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Policore të Norvegjisë konfirmoi për CNN -in se Medvedev ishte në Norvegji dhe po kërkonte azil.
-
I larguari nga Wagneri merr lejeqëndrim të përkohshëm në Norvegji, thotë se do të dëshmojë për krimet e luftës
-
Ish-komandanti i Wagnerit ikën në Norvegji, kërkon falje për luftimet në Ukrainë
-
Shefi i Wagnerit zotohet të rrëzojë udhëheqësit ushtarakë rusë
-
Një vit nga kryengritja e “Wagnerit”, Kremlini kontrollon mercenarët e mbetur
-
Putin takohet me ish-komandantin e Wagnerit, i kërkon ndihmë për Ukrainën