Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-koloneli rus tregon se pushtimi i Ukrainës s’po shkon sipas planit

Ish-koloneli rus Mikhail Kohdarenok

Ish-koloneli rus, Mikhail Khodarenok, tash analist ushtarak, në një intervistë për televizionin rus “Rossir1” ka treguar se pushtimi rus i Ukrainës nuk po shkon sipas planit.

Ai ka paralajmëruar se “situata për Rusinë do të bëhet më e rëndë”, ndërsa Ukraina po merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi.

“Ukraina mund të armatos deri në një milion persona”, ka thënë Khodarenok.

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai ka thënë: “Ekziston dëshira për të mbrojtur atdheun. Fitorja në fushëbetejë vendoset nga morali i lartë i trupave, që po derdhin gjak për idealet për të cilat po luftojnë”.

Ai ka thënë se problemi më i madh i Rusisë është izolimi total.

“Ne jemi në izolim total dhe gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse s’po duam ta pranojmë këtë. Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh, ka një koalicion prej 42 shteteve dhe kur resurset tona, ushtarako-politike dhe ushtarako-teknik, janë të kufizuara”, tha ai.

Edhe “Ukraina nuk e filloi këtë luftë” Botë “Ukraina nuk e filloi këtë luftë”

Në mediumet ruse zakonisht pushtimi rus i Ukrainës nuk është quajtur luftë. I është referuar si “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Ndërsa vazhdimisht është raportuar se “operacioni” po shkon sipas planit.