Lideri francez i të djathtës ekstreme, Jordan Bardella ka anuluar fjalimin e tij në Konferencën për Veprim Politik Konservator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shihet duke bërë atë që ngjan në “përshëndetje naziste” në fund të fjalimit të tij natën e kaluar, ka raportuar “The Guardian”.
Bardella ka deklaruar se ai e ka anuluar fjalimin në përgjigje të “gjestit që aludohet me ideologjinë naziste” nga Bannoni.
Ky zhvillim erdhi një muaj pasi një gjest i njëjtë kontrovers u bë nga shefi ekzekutiv i "Teslas" dhe këshilltari kryesor i Trumpit, Elon Musk.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekstremi i djathtë i Francës ndan mendimin e njëjtë me Trumpin për Evropën
-
E djathta ekstreme e Evropës nis të distancohet nga Trumpi, kritikon luftën me Iranin
-
Vance refuzon të thotë se mbështet Netanyahun për rizgjedhje
-
Ministri i Jashtëm italian anulon udhëtimin në SHBA pas komenteve të Trumpit për Melonin
-
Trumpi tallet me Macronin