Ish-kardinali Theodore McCarrick, ndaj të cilit ishte konfirmuar se kishte ngacmuar seksualisht të rritur e po ashtu fëmijë, është akuzuar po ashtu për ngacmim seksual të një adoleshenti, gjatë një dasme në vitet 1970, bëhet e ditur nga një gjykatë.
Dokumentet e Gjykatës të siguruara nga The Boston Globe, tregojnë se ndaj McCarrickut janë ngritur tri akuza të sulmit të pahijshëm ndaj një personi mbi 14 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMcCarrick është kardinali i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është akuzuar ndonjëherë për krime seksuale kundër minorenëve, sipas Mitchell Garabedian, një avokat i mirënjohur për viktima të abuzimeve seksuale kishtare, i cili po mbron edhe viktimën e re që dyshohet se është i abuzuar nga McCarrick.
“Kërkohet shumë guxim për një viktimë të abuzimit seksual që të raportojë se ka qenë i abuzuar seksualisht”, ka thënë Garabedian.
Mirëpo, Barry Coburn, avokat i McCarrick, ka thënë për Associated Press se ata “mezi po presin të adresojnë çështjen në sallën e gjyqit”.
Një raport i gjykatës thotë se viktima u ka thënë hetuesve se McCarrick ishte një mik i familjes së tij dhe se kishte nisur të abuzonte me të kur ishte ende fëmijë. Sipas tij, McCarrick e kishte kapur atë me duar kur ishte vetëm 16 vjeç, në vitin 1974 derisa po ecnin në Kampusin ku po mbahej dasma e vëllait të tij.
McCarrick, 91-vjeçar ishte privuar nga statusi i tij kishtar nga Papa Françesku në vitin 2019, pasi një hetim i Vatikanit kishte konfirmuar thashethemet e disa dekadave se ai ishte një grabitqar seksual.