Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-infermierja e Hugo Chavezit dënohet me 15 vjet burgim

Ish-infermierja e presidentit të dikurshëm të Venezuelës, Hugo Chavez, është dënuar me 15 vjet burgim nga një gjykatë e SHBA-së, raporton BBC.

Claudia Diaz, të cilën Chavezi e kishte emëruar në krye të Financave në Venezuelë, është personi i radhës në mesin e ish-zyrtarëve të lartë të Venezuelës që mund të arrestohen në SHBA.

Diaz dhe bashkëshorti i saj janë shpallur fajtorë për shpëlarje të miliona dollarëve që morën nga mito nga një manjat i mediave i Venezuelës.

Të dy mohuan akuzat dhe refuzuan marrëveshjen për pranim të fajit.

Claudia Diaz dhe bashkëshorti i saj, Adrian Velasquez, u arrestuan në vitin 2018 në Spanjë, ku bënin jetë luksoze.

Ajo i tha “BBC Ne]s Mundo” në vitin 2018, tha se pasuria e tyre është nga bizneset që bashkëshorti i saj kishte edhe para se të takoheshin.

Por, një gjykatë në Florida konstatoi se çifti ka pranuar dhe ka shpëlarë miliona dollarë të mitos së pakuar nga manjati i mediave në Venezuelë, Raul Gorrin, gjatë periudhës sa Diaz ishte në krye të Thesarit në Venezuelë nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Në këmbim të mitos, Diaz e lejoi Gorrinin të blente dollarë amerikanë me një normë më të ulët nga Thesari e më pas ai i rishiste në treg të zi dhe fitonte shuma të mëdha.

Edhe Gorrin, që është në pronë të rrjetit të lajmeve Globovision, është akuzuar për korrupsion dhe është në listë të personave të kërkuar. Ai besohet se jeton në Karakas.

Dënimi prej 15 vjet burgim ndaj Claudia Diazit dhe bashkëshortit të saj, që ishte kreu i sigurimit i ish-presidentit Chavez, është dënimi më i rëndë që ka dhënë një gjykatë në SHBA për ish-zyrtarë të Venezuelës të akuzuar për korrupsion.

Artikuj të ngjashëm