Irani ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa që ranë në afërsi të kompleksit të konsullatës amerikane në qytetin irakian, Irbil, duke vlerësuar se kjo ishte hakmarrje ndaj sulmit izraelit në Siri, që la të vdekur dy anëtarë të Gardës Revolucionare.
Nuk është raportuar për asnjë të lënduar, por ka ndikuar në ngritjen e tensioneve në përplasjen ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Armiqësia e kahershme ka ndikuar shpesh në zhvillimet në Irak, Qeveria e të cilit është aleate me dy vendet.
Qeveria iraniane ka bërë të ditur se qendra e shënjestruar ishte kthyer në vend të konspiracioneve dhe veprimeve dashakeqe të shtetit të Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit. Sulmin kundër cakut izraelit e ka konfirmuar në uebfaqe edhe Garda Revolucionare iraniane.
-
SHBA-ja e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, paralajmëron për sanksione
-
Irani thotë se Izraeli do të pendohet për sulmin ndaj Konsullatës së tij në Siri
-
Irani zotohet të hakmerret pasi akuzon Izraelin për sulmin në Konsullatën në Siri
-
SHBA-ja dënon Iranin për sulmet “e pamatura” në Irak
-
Disa raketa balistike godasin bazën e ushtrisë amerikane në Irak