Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar Iranin për sulmet me raketa balistike në qytetin verior të Irakut, Irbil, të hënën, duke i quajtur ato “të pamatura”.
Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se ka goditur ato që pretendon se ishin “objekte spiunazhi” të Izraelit në Irak, raportoi BBC.
Katër civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar.
Iraku e ka tërhequr ambasadorin e tij nga Teherani, duke i cilësuar sulmet si “shkelje flagrante” të sovranitetit.
Garda iraniane po ashtu ka shtuar se ka goditur edhe “baza terroriste” në Siri.
Sulmet e Iranit vijnë mes tensioneve të larta përreth Lindjes së Mesme që nga lufta në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani i përgjigjet SHBA-së duke ia sulmuar bazat në Lindjen e Mesme
-
SHBA-ja e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, paralajmëron për sanksione
-
SHBA-ja kryen sulme të “rënda“ ndaj Iranit, lufta zgjerohet në më shumë vende
-
Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së me sulme të reja
-
SHBA-ja thotë se po godet “objektiva të shumta” në Iran