Irani nuk sheh asnjë arsye për t’u shqetësuar se një pakt i ri sigurie mes Pakistanit, Turqisë dhe Arabisë Saudite është i drejtuar kundër Teheranit zyrtar, ka thënë të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.
Baghaei ka thënë se pakti tregonte një ndryshim në qasjen e vendeve të rajonit ndaj sigurisë, me mbështetje më të madhe te kapacitetet e tyre, në vend që të mbështeten te fuqitë e jashtme.
“Çdo plan që bazohet në realitetet gjeopolitike dhe historike të rajonit, që është gjithëpërfshirës dhe përfshin të gjitha palët, si dhe që identifikon saktë armikun dhe kërcënimin, ka potencialin të ndihmojë në forcimin e sigurisë dhe parandalimin e paqëndrueshmërisë dhe abuzimeve nga armiku sionist dhe aleatët e tij”, ka thënë ai, duke iu referuar Izraelit.
Pakistani dhe Turqia kanë nënshkruar të premten në Mekë një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë, të ngjashëm me atë të NATO-s, me Arabinë Saudite, duke konsoliduar lidhjet e tyre të kahershme të sigurisë në një aleancë të mbrojtjes kolektive, e cila përcakton se një sulm ndaj cilitdo prej tyre “do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve”.
Ky angazhim mund të përfshijë Pakistanin dhe Turqinë në një luftë nga e cila ato janë përpjekur me kujdes të qëndrojnë në distancë.
Arsyetimi zyrtar për marrëveshjen është “forcimi i parandalimit kolektiv ndaj çdo akti agresioni” dhe sigurimi i “rritjes së të gjitha aspekteve të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes tri shteteve”, sipas një deklarate të publikuar nga të tria vendet.
-
Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 12 të vdekur e rreth 40 të plagosur
-
8 viktima në Filipine e mbi një milion të evakuuar në Kinë nga tajfuni “Dolphin”
-
Udhëheqësit e Iranit mendojnë se e kanë mbështetur për muri Trumpin, por strategjia e tyre mbart rreziqe të mëdha
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur