Irani ka deklaruar se më 27 qershor, do të prishë marrëveshjen ndërkombëtare për testet bërthamore, pasi do të fillojë me pasurimin e uraniumit.
Ky shtet, gjatë muajit maj, paralajmëroi se do të katërfishojë prodhimin e uraniumit të pasuruar, duke thyer kështu marrëveshjen e vitit 2015 që e kishte arritur me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë tentuar ta mbajnë të gjallë marrëveshjen qëkur presidenti amerikan, Donald Trump vendosi ta braktiste këtë marrëveshje gjatë vitit të kaluar. E Irani është kundërpërgjigjur duke deklaruar se vendet evropiane dështuan të mbrojnë burimet e naftës dhe bankat nga efektet e sanksioneve të SHBA-së, transmeton KTV.
Në maj, Irani tha se do t’i kthehej punës për pasurim të uraniumit kurse u dha afat fuqive evropiane që deri më 7 korrik të mbronin shitjen e naftës iraniane. Nëse do të dështonin, Irani do të shkelte në tërësi marrëveshjen e arritur për testet bërthamore.
-
Irani pritet të mbajë bisedime për çështje bërthamore me tri superfuqi evropiane
-
Irani avancon programin bërthamor, zgjeron në 60% pasurimin e uraniumit
-
Irani vë në presion Perëndimin, zgjeron kapacitetet bërthamore
-
IAEA: Irani po e shkel marrëveshjen bërthamore
-
Shtetet evropiane i bëjnë thirrje Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore