Qeveria e Iranit ka qasje në llogaritë e mediave sociale të atyre që i arreston. Kompanitë e teknologjisë duket se nuk janë të pajisura mirë për ta ndaluar këtë formë të përdorimit të avarive të tyre për kapjen dhe torturimin e iranianëve të revoltuar
Në mes të lidhjes së syve, mbylljes në izolim dhe marrjes në pyetje në një karrige me rrota ndërsa ishte në grevë urie pas arrestimit të saj në fund të shtatorit, Negin thotë se e kishte kuptuar kurthin: zyrtarët iranianë po përdornin bisedat e saj private në Telegram, regjistrat e telefonit dhe mesazhet me tekst për ta inkriminuar.
“Ata më thanë: ‘A mendon se mund të ikësh e gjallë nga këtu? Ne do t'ju ekzekutojmë. Dënimi juaj është dënim me vdekje. Ne kemi prova, jemi të vetëdijshëm për gjithçka’”, tha Negin, së cilës televizioni CNN ia ndryshoi emrin me kërkesën për sigurinë e saj.
Negin, e cila thotë se është akuzuar nga autoritetet iraniane për drejtimin e një grupi aktivistësh kundër regjimit në Telegram (një pretendim që e mohon), tha se ajo ka "disa miq" që ishin të burgosur politikë. “Ata më vunë përpara printime të transkriptuara të bisedave të mia telefonike me ata miq”, tha ajo, dhe “më pyetën se cila ishte marrëdhënia ime me ta”.
Sulmet kibernetike
Negin mendon se agjentët iranianë hakuan llogarinë e saj në Telegram më 12 korrik, kur ajo kuptoi se një adresë tjetër IP kishte hyrë në të. Ndërsa Negin ishte në burg, tha ajo, autoritetet iraniane riaktivizuan llogarinë e saj në Telegram për të parë se kush u përpoq të kontaktonte me të dhe të zbulonin rrjetin e aktivistëve me të cilët ajo ishte në kontakt.
Edhe
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
Negin ishte një nga qindra protestuesit e ndaluar në burgun famëkeq brutal Evin të Iranit në veri të Teheranit në javët e para të demonstratave pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit. Amini, një grua 22-vjeçare, ishte arrestuar nga policia morale e Iranit pasi me sa duket nuk e mbante hixhabin siç duhet.
Ndërsa protestat u përhapën në vend, shumica e vëmendjes është përqendruar në përpjekjet e Qeverisë iraniane për të mbyllur internetin. Por prapa skenave disa shqetësohen se qeveria po e përdor teknologjinë në një mënyrë tjetër: qasjen në aplikacione celulare për të vëzhguar dhe shtypur mospajtimin.
Aktivistët e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë Iranit kanë paralajmëruar për vite me radhë për aftësinë e regjimit iranian për të pasur qasje nga distanca dhe për të manipuluar telefonat celularë të protestuesve. Dhe kompanitë e teknologjisë mund të mos jenë të pajisura mirë për të trajtuar incidente të tilla, thonë ekspertët.
Dokumentimi
Amir Rashidi, drejtor i të Drejtave Digjitale dhe Sigurisë në organizatën e të drejtave të njeriut “Miaan Group”, tha se metodat e përshkruara nga Negin përputhen me doracakun e regjimit iranian.
"Unë vetë kam dokumentuar shumë nga këto raste", tha ai. "Ata kanë qasje në çdo gjë përtej imagjinatës suaj”.
Televizioni CNN ka kontaktuar me Qeverinë iraniane për komente në lidhje me akuzat e Neginit, por nuk ka marrë përgjigje.
Qeveria iraniane mund të ketë përdorur taktika të ngjashme hakerimi për të vëzhguar llogaritë në Telegram dhe Instagram të Nika Shahkaramit, protestueses 16-vjeçare që vdiq pas një demonstrate në Teheran më 20 shtator. Autoritetet iraniane gjithmonë kanë mohuar çdo përfshirje në vdekjen e saj, por një hetim i mëparshëm i CNN-së gjeti prova që sugjeronin se ishte arrestuar në protesta pak para se të zhdukej.
Të paktën një kompani e teknologjisë, Meta, ka hapur tani një hetim të brendshëm për aktivitetin në llogarinë Instagram të Nikës pas zhdukjes së saj, ka mësuar CNN.
Pasi Nika u zhduk, tezja e saj dhe protestuesit e tjerë i thanë CNN-së se llogaritë e saj të njohura në Instagram dhe Telegram ishin çaktivizuar. Një javë më vonë familja e saj mësoi se ajo kishte vdekur. Por misteri se kush i kishte çaktivizuar llogaritë e saj në rrjetet sociale mbeti.
Edhe
Trupa të zhdukur, varre masive dhe 30 mijë të vdekur: Cila është e vërteta e numrit të të vdekurve në Iran?
Më 12 tetor, dy nga miqtë e Nikës vunë re llogarinë e saj në Telegram për pak kohë në internet. Llogaria në Instagram e Nikës gjithashtu u aktivizua shkurtimisht më 28 tetor, më shumë se një muaj pas zhdukjes dhe vdekjes së saj, sipas një “screenshot” të marrë dhe verifikuar nga CNN-i.
Ashtu si me rastin e Neginit, riaktivizimi i llogarive të Nikës ngre pyetje nëse autoritetet iraniane ishin përgjegjëse për qasjen në profilet e saj në mediat sociale, gjoja për të gjurmuar protestuesit e tjerë ose për ta kompromentuar atë pas vdekjes së saj.
“Telegrami është gjithçka në Iran”, shpjegoi Rashidi. "Ishte më shumë se thjesht një aplikacion mesazhesh përpara se të bllokohej dhe, megjithatë, ata arritën të ruanin praninë e tyre në Iran duke shtuar thjesht një opsion alternativ në aplikacion”.
“Nëse përdoruesit nuk kanë qasje në asgjë për shkak të censurës, ata ende kanë qasje në Telegram”, vazhdoi ai. "Si rezultat, ka shumë të dhëna të përdoruesve në Telegram dhe kjo është arsyeja pse Qeveria iraniane është e interesuar të hakojë Telegramin”.

Çaktivizimi i llogarisë
Ka mënyra të ndryshme të cilat Qeveria mund t’i përdorë për të pasur qasje në llogaritë e një përdorues ose të kontakteve në rrjetin e tij, thonë ekspertët. Negin, ta zëmë, ka thënë se “autoritetet krijuan llogari Telegrami duke përdorur kartelën SIM, me qëllim që të shihnin se më kë po kontaktoja”. Në raste të tjera, autoritetet mund të kenë provuar të përdornin procesin e autenticitetit të dyfishtë, që ofron siguri më të madhe, duke e nisur një kod me mesazh ose me postë elektronike.
“Çfarë zakonisht ndodh është se ata shënjestrojnë numrin tuaj të telefonit, pastaj të dërgojnë një kërkesë për qasje në Telegram”, ka deklaruar Rashidi. “Nëse nuk keni verifikim me dy hapa, ata ju interceptojnë mesazhin tuaj, lexojnë kodin e kyçjes dhe me lehtësi hynë në llogarinë tuaj”.
Kjo ëhstë arsyeja pse aktivistët iranianë mirëpritën vendimin e Google për futjen e Google Authenticator në vend më 2016. Është një hap proces verifikimi me dy hapa që shton masën e sigurisë në celularët e përdoruesve.
Megjithatë, regjimit iranian nuk i duhen kompanitë e telekomunikimit për të punuar me to, ka konfirmuar Rashidi. “Qeveria iraniane e kontrollon mbarë infrastrukturën e telekomunikimit”, ka theksuar ai.
Pas zhdukjes së NIkas, Meta lansoi hetim për të parë nëse Nika kishte çaktivizuar vetë llogarinë, ose nëse dikush tjetër ishte përgjegjës. Hetimi zgjati nëntë ditë, nga 6 tetori deri më 14 tetor, ka bërë të ditur një burim në Meta, duke folur në kushte anonimiteti për televizionin CNN.
Edhe
Mbi 130 orë pa internet në Iran
Përfundimi: “Derisa nuk mund të ndajmë hollësi specifike për llogarinë e Nika Shakhramit për arsye sigurie dhe privatësie, ne mund të konfirmojmë se Meta nuk e kishte çaktivizuar”, ka deklaruar një zëdhënës i Metas.
Meta ka konfirmuar gjithashtu se llogaria e Nikas ishte “riaktivizuar shkurtimisht për më pak se 24 orësh” më 27 tetor, “si rezultat i një gabimi të brendshëm në proces, që e kemi adresuar, duke e çaktivizuar përsëri llogarinë”. Meta i ka thënë CNN-së se gabimin e gjeti pasi CNN-ja i kishte drejtuar pyetje për këtë çështje.