Në Iran, është përgatitur një projektligj i cili ndalon martesën e vajzave nën moshën 16 vjeçare me qëllim që t'i japin fund diskutimit të nuseve fëmijë.
Anëtarja e Grupit të Grave të Parlamentit iranian, Tajibe Sijavushi, në një deklaratë për shtypin lokal është shprehur se javën e ardhshme do të dërgojnë në asamblenë e përgjithshme të parlamentit projektligjin që kanë përgatitur për të zgjidhur çështjen e vajzave që martohen në moshë të vogël.
Duke shpjeguar se sipas ligjit aktual në fuqi mosha e martesës për femra është 13, dhe për meshkujt 15 vjeç, Sijavushi ka tërhequr vëmendjen se në rastin e marrjes së pëlqimit të prindërve dhe miratimit të gjykatës "nuk ka pengesë ligjore që të ndalë martesën edhe për vajzat nën moshën 13 vjeç".
Ndërkohë, Pervane Mafi, anëtare e grupit të grave në parlament, duke theksuar se me këtë rregullore synojnë të marrin nën kontroll problemin e “nuseve fëmijë”, u shpreh se "martesa në moshë të mitur ka shkaktuar dëme serioze sociale në vend".
-
Iraku miraton një ligj që mendohet se legalizon martesat e fëmijëve
-
Projektligji irakian që ua lejon martesën 9-vjeçareve, “legalizon përdhunimin e fëmijëve”
-
Rritet dënimi për gratë në Iran që vishen “në mënyrë të papërshtatshme”
-
Japonia në përpjeke për t’u dhënë fund martesave të fëmijëve
-
Polemika në Turqi: Vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12