Parlamenti i Irakut ka miratuar tri ligje të martën, një prej të cilëve kundërshtarët kanë thënë se legalizon martesat e fëmijëve.
Në Ligjin për gjendjen civile janë përfshirë amandamente që i japin gjykatave islamike autoritet më të madh mbi çështjet familjare, përfshirë martesën, divorcin dhe trashëgiminë.
Ligji irakian aktualisht e parasheh moshën 18 vjeç minimale për martesë. Ndryshimet e miratuara tani do t’u lejojnë prijësve fetarë të vendosin sipas sheriatit – që disa e interpretojnë ashtu që vajzat mund të martohen aq të reja sa 10 vjeç apo edhe 9, raportoi AP.
Mbështetësit e ndryshimeve të ligjit ishin kryesisht deputetë shiit që duan harmonizim të ligjit me parimet islame në mënyrë që të zvogëlojnë ndikimin perëndimor në kulturën irakiane.
-
Projektligji irakian që ua lejon martesën 9-vjeçareve, “legalizon përdhunimin e fëmijëve”
-
Irani miraton ligjin që kriminalizon intervistat me mediat “armiqësore”
-
Lufta e zhvendosjet në Gazë po nxisin rritjen e numrit të martesave të hershme
-
Frika e vajzave të Nepalit nga martesa e hershme
-
Britania kërkon t’i ndalojë martesat mes kushërinjve