Irani do të vazhdojë të ketë prezencë ushtarake në Siri, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për tërheqje të trupave, ka thënë një degë e ushtrisë iraniane në Damask.
“Prezenca e vazhdueshme e këshilltarëve iranianë në Siri, është pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak në mes të Teheranit dhe Damaskut” që është nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së të dyja vendeve vikendin e kaluar, ka thënë gjenerali, Abolqasem Alinejad, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve.
“Irani do t’i ndihmojë Sirisë në pastrimin e zonave të minuara në pjesë të ndryshme të shtetit, dhe në rindëritimin e zonave ushtarake që janë dëmtuar në luftë”, ka thënë Alinejad.
Trupat e Gardës Revolucione të Iranit kanë dërguar armë dhe mijëra luftëtarë në Siri, në ndihmë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës shtatëvjeçare me rebelët sunitë.
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka përsëritur javën e kaluar thirrjen e Uashingtonit për tërheqje të trupave të Iranit nga Siria.
Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ekonomike kundër Iranit, pjesërisht edhe për ndërhyrjen e këtij vendi në Siri dhe Jemen, si dhe për programin bërthamor dhe atë raketor.
-
SHBA përsërit kërkesën për tërheqje të forcave iraniane nga Siria
-
Irani kërkon kompensim për dëmet e luftës dhe largimin e trupave amerikane
-
Sulmi i SHBA-së në Iran duket shumë i mundshëm, përmendet 24-orëshi
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 600 trupa nga Siria
-
NBC: SHBA-ja planifikon tërheqjen e trupave nga Siria