Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se nuk do t’iu japin viza shtetasve amerikanë derisa Uashingtoni zyrtar refuzon të japë viza për iranianët.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga zëvendësministri i Jashtëm iranian Maxhid Teht-Ravançi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dekreti i ri është i pavlefshëm nga pikëvështrimi gjyqësor”, tha ai, duke aluduar në dekretin e djeshëm të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes së SHBA të qytetarëve nga gjashtë vendeve myslimane, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Irani.
Ravançi theksoi se qytetarët amerikanë nuk do të mund të hyjnë në Iran derisa të jetë në fuqi urdhri për ndalimin e hyrjes në SHBA për qytetarët iranianë.
Sipas tij, në momentin që SHBA do të pezullojnë ndalesën, edhe Irani do të veprojë njëjtë.