Sipas mediumit britanik “Mirror”, Irani ka një flotë delfinësh të trajnuar posaçërisht për të sulmuar anijet e armikut në misionet vetëvrasëse të stilit kamikaz. Këta delfinë janë të stërvitur nga Bashkimi Sovjetik, dhe janë trajnuar ushtarakisht për të hedhur në erë anijet armike duke ju vendosur eksploziv në trup, transmeton Koha.net.
Republika Islamike e ka blerë këtë teknikë që prej vitit 2000 ndërsa të parët të cilët e kanë përdorur këtë mënyrë kanë qenë komunistët e Bashkimit Sovjetik.
Delfinët thuhet se janë në gjendje të dallojnë ndryshimin midis nëndetëseve ruse dhe amerikane nga tingulli i sistemeve të tyre të shtytjes nënujore.
Delfinët arritën në Iran, kur rusët ndërprenë financimin e projektit të trajnerit Boris Zhurid. Një kohë delfinët kamikazë, ai i përdori për turizëm. Pastaj, duke mos dashur që ky njësit të pësoj i shiti në Iran.
SHBA-ja ka ngre zërin e protestë kundër shitjes së delfinëve vrasës Iranit, por Zhurid në një deklarim për gazetën ruse “Komsomolskaya Pravda“, ka thënë se “është i gatshëm të shkojë te Allahu, apo në djall vetëm që kafshët e tij të ndihen mirë”.
-
Rusia e përgatitur edhe nga deti, vendos delfinët e trajnuar në Detin e Zi
-
Irani sulmon vendet e Gjirit pas sulmeve të reja të SHBA-së
-
Irani kërcënon të vendosë mina në të gjithë Gjirin nëse sulmohen brigjet apo ishujt e tij
-
SHBA-ja e përdori për herë të parë në Iran dronin luftarak kamikaz “LUCAS”
-
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqishme