Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani mbyll kufirin tokësor me Kurdistanin irakian për shkak të referendumit

Irani mbylli kufirin me Kurdistanin irakian, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, gjatë një konference të përjavshme shtypi, raportoi sot agjencia e lajmeve “Tasnim”.

“Me kërkesë të qeverisë irakiane, ne kemi mbyllur kufijtë tanë tokësorë dhe ajrorë me Kurdistanin irakian”, deklaroi Bahram Ghassemi. Ai e cilësoi të paligjshëm dhe jolegjitim referendumin për pavarësi, i organizuar nga rajoni autonom i Kurdistanit irakian pavarësisht kundërshtimit nga ana e Bagdadit dhe shteteve fqinje.