Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani konfirmon “tërthorazi” bisedimet me SHBA-në

Irani ka bërë të ditur të hënën se po negocion “tërthorazi” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bisedimet e Vjenës për ta fuqizuar përsëri marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka thënë se përfaqësuesit e Teheranit dhe Uashingtonit po shkëmbejnë dokumente nëpërmjet ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Enrique Mora.

Diskutimet në Vjenë kanë rifilluar të hënën pasi raundi i muajit të kaluar përfundoi me ngritje tensionesh ndërmjet palëve. Irani doli me kërkesa të reja. Bisedimet përfshijnë edhe palët e tjera që ishin pjesë e marrëveshjes, si: Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.