Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bisedimet SHBA-Iran do të rinisin në Vjenë me ndërmjetësimin e BE-së

Bisedimet për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore është vendosur të rifillojnë, pasi përfaqësues nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të kthehen në Vjenë për një rund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, shkroi të mërkurën Al Jazeera.

Koordinatori i BE-së për bisedimet, Enrique Mora, bashkë me negociatorët kryesorë nga Teherani dhe Uashingtoni, raportohet se do të kthehen në kryeqytetin austriak të mërkurën për bisedimet indirekte që pritet të fillojnë të enjten.

Kryenegociatori i Rusisë, Mikhail Ulyanov, ka shkruar në Tëitter se bisedimet do të rinisin së shpejti dhe se negociatorët rusë qëndrojnë të gatshëm për bisedime konstruktive në mënyrë që të finalizojnë marrëveshjen.

Mora ka deklaruar në një postim në Tëitter se një tekst i propozuar nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dy javë më parë do të jetë baza e diskutimeve.

Delegacioni i Iranit do të udhëhiqet nga Ali Bagheri Kani, i cili pritet të parashtrojë idetë e Teheranit për heqjen e sanksioneve amerikane dhe hetimet mbrojtëse për programin bërthamor të Iranit, të cilat do t'i transmetohen kryenegociatorit amerikan, Robert Malley.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, ka thënë në një deklaratë të mërkurën se Teherani është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Artikuj të ngjashëm