Gjykata Supreme e Iranit, ka konfirmuar se ka mbështetur dënimin me vdekje kundër akademikut iraniano-suedez, i cili është akuzuar për spiunazh.
Studiuesi i Institutit Karolinksa në Stokholm, Ahmadreza Djalali, është arrestuar në prill të vitit 2016, gjatë një vizite në Teheran, për spiunazh dhe “urrejtje ndaj Zotit”, krim i cili në Iran mund të rezultojë me dënim me vdekje.
Gjatë një transmetimi në televizionin e kontrolluar nga shteti, Djalali ka pranuar se i ka dhënë informacione një shërbimi të jashtëm të inteligjencës për shkencëtarët e sektorit bërthamor iranian, të cilët më vonë janë vrarë.
Mirëpo përmes një audio incizimi, Djalali ka thënë se këto deklarata i ka thënë nën presion psikologjik.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat më herët.
Edhe
Autoritetet iraniane pretendojnë se kanë arrestuar 20 spiunë të Izraelit
Gjatë vendimit të Gjykatës Supreme është thënë se Djalali ka punuar me qeverinë izraelite.
Sipas raportimeve Djalali ka pranuar se është takuar me agjentët e Mossadit për t’iu dhënë informacione për planet bërthamore të Iranit dhe ka ndihmuar në shpërndarjen e virusit nëpër kompjuterët e ministrisë së Mbrojtjes.