Një shtetas iranian që punonte për Mossadin, është dënuar sot me vdekje me dyshimin për dhënien e informacioneve sekrete agjencisë izraelite të spiunazhit nga kryeqyteti iranian.
Prokurori publik, Abbas Jafar Dolatabadi tha në gjykatë se i akuzuari, një shtetas iranian, u kishte transmetuar në mënyrë të përsëritur informacionet sekrete të programit atomik të vendit, oficerëve të shërbimeve sekrete izraelite.
Përveç kësaj, personi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e dy shkencëtarëve bërthamorë iranianë, shtatë vjet më parë.
“I pandehuri thuhet se ka marrë para dhe një leje qëndrimi suedeze në këmbim të shërbimeve të tij”, ka thënë Dolatabadi, citon agjencia iraniane e lajmeve ” ISNA”.
Dolatabadi nuk ka bërë të ditur detaje të mëtejshme mbi çështjen.
-
Autoritetet iraniane pretendojnë se kanë arrestuar 20 spiunë të Izraelit
-
Irani ekzekuton një agjent të shërbimit inteligjent izraelit
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në
-
Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit
-
Izraeli thotë se ka vrarë disa zyrtarë të Inteligjencës iraniane