Dubai, 22 korrik - Iraani ka njoftuar për arrestimin e 17 shtetasve të tij, të cilët, siç i cilëson, spiunonin për llogari të CIA-s në lidhje me objektet bërthamore e ushtarake të këtij vendi, ndërsa raportohet se disa sish tashmë janë dënuar me vdekje, transmeton Koha.net.
Një zyrtar iranian, gjatë një konference me gazetarët, të hënën tha në Teheran se këto arrestime kanë ndodhur gjatë muajve të shkuar, por nuk ka saktësuar se sa prej tyre janë dënuar me vdekje.
Njoftimi vjen pas dështimit të marrëveshje nukleare midis Iranit e SHBA-së dhe ngritjes së tensioneve në Gjirin Perik, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani e dënon një burrë me vdekje për spiunim për CIA-n
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në
-
Irani arreston dy të huaj për importim të teknologjisë Starlink
-
Irani thotë se ka arrestuar 279 protestues të lidhur me SHBA-në ose Izraelin
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar