Irani ka anuluar faljen e xhumasë në Teheran dhe në 22 qytete tjera për herë të parë pas shumë dekadash për të limituar përhapjen e koronavirusit të ri.
Vendi gjithashtu vendosi disa kufizime për qasje në faltoret kryesore myslimane shiite në Qom, që është epiqendra e shpërthimit të virusit Covid-19 në vend, dhe në Mashhad, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe shkollat do të mbyllen për tri ditë nga e shtuna, kurse ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar për një “javë shumë të vështirë”, transmeton Koha.net.
Zyrtarët kanë raportuar 388 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 34 vdekje nga ky virus.
Numri total i vdekjeve është më i larti jashtë Kinës, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se përhapja mund të jetë edhe më e ashpër se që mendohet.