Irani ka reaguar pas arritjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.
Të mërkurën zyrtarët iranian thanë se e përshëndesin "agresionin" e Izraelit në Liban, pasi një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Përshëndesim lajmin për fundin e agresionit të Izraelit kundër Libanit", ka thënë në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baghaei, raportoi AFP, duke theksuar "mbështetjen e vendosur të Iranit për qeverinë, kombin dhe rezistencën libaneze".
Eksperti i çështjeve iraniane, Tohid Asadi, i ka thënë Al Jazeera-s se liderët e Iranit po ndjekin nga afër armëpushimin në Liban.
“Ky është objektivi kryesor për Iranin, të mos shohë një situatë të përshkallëzuar, të mos shohë një skenar të përgjithshëm lufte”, ka thënë Asadi me bazë në Teheran.