Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Iraku mund të futet në konflikt, paralajmëron ministri

Iraku mund të shtytet në konflikt nga sulmet kokë më kokë në territorin e tij në mes të grupeve militante të mbështetura nga Irani dhe forcave amerikane, i tha BBC-së ministri i jashtëm irakian, Fuad Hussein.

“Tensioni këto ditë mes Iranit dhe SHBA-së është shumë i lartë”, ka thënë ai.

“Shpresoj që të dyja anët t’i ndalojnë sulmet. Nuk do të zgjidhin problemet e tyre në tokën irakiane. Kemi paguar një çmim të madh”.

Përgjatë ditëve të fundit, ky çmim ka përfshirë një valë sulmesh ajrore nga SHBA-ja nga të cilat janë vrarë 17 luftëtarë të grupeve të mbështetura nga Irani. Më pas, erdhi sulmi mbi komandantin e grupit militant. Sulmi u dënua nga qeveria në Irak e cila tha se nuk iu kushtua rëndësi jetëve civile apo të drejtës ndërkombëtare, raportoi BBC. 

Sulmet amerikane ishin kundërpërgjigje për vrasjen e tre ushtarëve të SHBA-së në Jordani. SHBA-ja ka thënë se “do të vazhdojë të marrë veprimet e nevojshme” për të mbrojtur njerëzit e saj.

Ndërsa, të dyja anët po luftojnë, Iraku është ai që po digjet.

Edhe Irani thotë se lufta me SHBA-në "ka gjasa" të rifillojë Botë Irani thotë se lufta me SHBA-në "ka gjasa" të rifillojë

Ministri Hussein pranon se Irani ka influencë në Irak, por mohon se e dikton politikën në Bagdad.

Situata mbetet e paqëndrueshme, sipas të dërguarës së Kombeve të Bashkuara në Irak, Jeanine Hennis-Plasschaert.

“Iraku me të vërtetë mbetet në teh të thikës”, ka thënë ajo duke shtuar se “keqllogaritja më e vogël kërcënon një zjarr të madh”.