Qeveria e Irakut të shtunën u bëri thirrje vendeve të huaja të ndalojnë importimin e naftës së papërpunuar drejtpërdrejt nga Kurdistani dhe të kufizojnë tregtinë e naftës.
Thirrja nga kryeministri Haider al-Abadi iu drejtua kryesisht Turqisë, një vend tranzit për të gjitha prodhimet e papërpunuara në Kurdistan, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Qeveria e Irakut ka kundërshtuar gjithmonë shitjet e Kurdistanit, dhe në shumë raste ka tentuar të bllokojë dërgesat e naftës kurde.
Kurdistani prodhon rreth 650,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani jep leje për një numër cisternash irakiane të naftës që të kalojnë nëpër Hormuz
-
Iraku e ndalon grupin separatist kurd dhe forcon lidhjen me Turqinë
-
Turqia, Iraku, Katari e EBA-të nënshkruajnë projektin që lidh Irakun me Evropën
-
Zjarr në një rafineri nafte në Irbil të Irakut
-
Irakianët bllokojnë autostradën, nuk u punësuan në kompanitë e naftës