Qindra protestues kanë bllokuar autostradën mes Basras dhe Bagdadit në Irak në përpjekje për t’i bërë presion qeverisë që t’u ofrojë punë me orar të plotë në kompanitë e naftës.
Shumica e protestuesve kanë qenë punëtorë ditorë, mirëpo qeveria u kishte premtuar punë me orare të plotë. Të shtunën, irakianët protestues kanë thënë se janë larguar nga puna paparalajmërim dhe premtimet për punë me orar të plotë nuk janë realizuar.
Protesta nisi në periferi të Basras, duke pamundësuar hyrjen e kamionëve dhe punëtorëve të kompanive në qytet. Autostrada u bllokua me goma të djegura, ndërkaq autoritetet kanë angazhuar policinë kundër trazirave për të liruar autostradën.
Bastra është provinca e dytë më e madhe e Irakut dhe shtëpi e 70 për qind të rezervave të naftës në këtë shtet.