Damasku ka reaguar për sulmet e SHBA-së ndaj forcave iraniane dhe grupeve aleate në Irak e Siri, duke thënë se “pushtimi” amerikan i territorit sirian “nuk mund të vazhdojë”.
Përmes një deklarate, ushtria siriane ka thënë se një numër i njerëzve u vranë dhe të tjerë u lënduan, pa dhënë të dhëna të sakta.
Po ashtu ka theksuar “dëme të mëdha” të pronave private e publike.
Kurse, një zëdhënës për kryeministrin e Irakut ka thënë se sulmet amerikane janë “shkelje” e sovranitetit të Irakut.
Gjenerali Yehia Rasool ka shtuar se sulmet do të sjellin “pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin në Irak dhe rajon”.
SHBA-ja nisi sulme mbi 85 caqe në Siri dhe Irak gjatë natës si përgjigje për sulmin e së dielën me dron mbi bazën ushtarake amerikane ku u vranë tre ushtarë.
-
Irani i përgjigjet SHBA-së duke ia sulmuar bazat në Lindjen e Mesme
-
SHBA-ja njofton për sulme të reja ndaj Iranit
-
Izraeli sulmon një bazë ushtarake në Siri, reagojnë SHBA-ja dhe Turqia
-
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë
-
Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së me sulme të reja