Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland i është bashkuar ministrave të drejtësisë në disa vende aleate për të kërkuar që Interpoli të pezullojë menjëherë Rusinë nga aksesi në sistemet e saj, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Anthony Coley.
Coley shkroi në Twitter të dielën mbrëma se Garland së bashku me ministrat tjerë të drejtësisë nga ai që njihet si Ministrja e Pesë Vendeve – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, i bëri thirrje Interpolit dhe komitetit të tij ekzekutiv “të vendosin këtë javë për pezullimin e menjëhershëm të aksesit të Rusisë në sistemet e saj".
Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel gjithashtu shkroi në Twitter të dielën mbrëmja duke thënë “veprimet e Rusisë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit”.
-
Rusia po përdor Interpolin për t’i shënjestruar kritikët jashtë vendit, zbulojnë dokumentet
-
Shefat e inteligjencave të SHBA-së dhe Rusisë flasin për bashkëpunim
-
MI5 thotë se Rusia dhe Irani qëndrojnë pas rritjes së komploteve vdekjeprurëse në Britani
-
SHBA-ja vendos një sërë masash ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 5 nëntorit
-
Rusia në kontakt me SHBA-në rreth mundësisë për shkëmbimin e Gershkovichit