Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca ukrainase: Rusia po synon ta ndajë Ukrainën në dy pjesë

Rusia po tenton ta ndajë Ukrainën në dy pjesë për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, ka njoftuar inteligjenca e Ukrainës, raporton Reuters të dielën.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase ky vendim ka ardhur pasi Rusia ka dështuar të pushtojë gjithë Ukrainën.

“Rusia po shikon të krijojë një Kore të Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, ka thënë kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov.