Rusia dëshiron të demonostrojë suksese të mëdha para festës së “Ditës së Fitores” më 9 maj dhe kjo mund të ndikojë se sa shpejt dhe me forcë kryen operacionet deri në atë datë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, raporton BBC.
“Dita e Fitores” festohet në Rusi çdo 9 maj, është dita e triumfit të ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste.
Forcat ruse po avancojnë në Donbas, duke vazhduar ofensivën nga lindja pasi dështuan ta marrin Kievin.
Po ashtu po lëvizin edhe në drejtim të qytetit Kramatorsk. Ky qytet po vazhdon të vuajë nga bombardimet e vazhdueshme, është thënë në raportin e inteligjencës britanike.
Artikuj të ngjashëm