Anijet e flotës ruse të Detit të Zi mbeten në një pozicion mbrojtës, me patrulla kryesisht të kufizuara në ujërat përreth zonës së Krimesë, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm për situatën në Ukrainë.
"Kjo është në kontrast me rritjen e aktivitetit detar rus në detet e tjera, që është tipike për këtë periudhë të vitit. Flota e Detit të Zi vazhdon të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi në mbështetje të ofensivave tokësore, por ka probleme me kontrollin e detit", shkruan ministria.
Sipas raportit, pasi Rusia ka humbur anijen e saj Moskva, një pjesë të konsiderueshme të avionëve të saj luftarakë të marinës dhe kontrollin e ishullit të gjarpërinjve, efektiviteti i kufizuar i Flotës së Detit të Zi minon strategjinë e përgjithshme të pushtimit të Ukrainës.
“Kjo do të thotë se Ukraina mund të devijojë burimet e saj dhe të ushtrojë presion mbi forcat tokësore ruse në fusha të tjera”, shkruan nw raport.
-
Kremlini tërheq nëndetëset nga Krimea drejt jugut të Rusisë pas shtimit të sulmeve ukrainase
-
Inteligjenca britanike jep detaje për sulmet ruse mbi Odesa
-
Ukraina pretendon se një e treta e luftanijeve ruse në Detin e Zi janë shkatërruar
-
Ukraina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarake ruse në Detin e Zi
-
Rusia konfirmon dëmtimin e anijes së saj luftarake nga sulmi ukrainas në Detin e Zi