Inteligjenca britanike bëri të ditur se Rusia ka moskoordinim me banorët e Donbasit, meqë ditë më parë u publikua një video ku shihen banorë që refuzonin t’iu bashkoheshin trupave ruse për luftë.
Në raportin britanik të publikuar të hënën, thuhet se rusët po përpiqen të motivojnë forca shtesë për pjesëmarrje në luftë ndaj Ukrainë, por që nuk po marrin përgjigje pozitive.
“Komandantët ka gjasa që po përdorin stimuj të drejtpërdrejtë në disa njësi luftarake. Disa njësi janë të pafavorshme për mobilizim kundër ukrainasve”, thuhet në njoftim.
Inteligjenca britanike theksoi se pos banorëve civilë rusë, edhe shumë ushtarakë po refuzojnë pjesëmarrjen në ofensivë. Sipas ushtarëve, njofton Britania, “ata tashmë e kanë kryer misionin e tyre”.
-
Inteligjenca britanike e sheh me dyshim mobilizimin e ri rus
-
Inteligjenca britanike: Rusia i angazhoi mbi 150 mijë trupa të veçanta luftarake
-
Disa njësi ruse po refuzojnë të luftojnë, pretendon Inteligjenca ukrainase
-
Britania e Gjermania dënojnë “zgjedhjet” në Rusi
-
Instituti britanik: Rusia s’ka gjasa t’i përmbushë objektivat në Ukrainë