Raportet shumë kredibile të inteligjencës së SHBA-së thonë se Rusia do të tentojë t’i aneksojë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut deri në mesin e majit dhe se ka plan të krijohet “një republikë e ngjashme” edhe në Kherson dhe të aneksohet, raporton CNN,
Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, gjatë një prononcimi për media në Departamentin e Shtetit, ka thënë se Rusia po kidnapon zyrtarët në qytetet që i ka pushtuar në lindje dhe jug të Ukrainës dhe po i zëvendëson ata me zyrtarë që janë besnikë ndaj Moskës.
“Raportet thonë se Rusia ka plan të bëjë një lloj referendumi në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut dikur nga mesi i majit dhe se Moska po e shqyrton një plan të ngjashëm edhe në Kherson. Po kidnapohen krerë të qyteteve ku rusët të pushtuara në lindje dhe jug të Ukrainës dhe po zëvendësohen me disa besnikë ndaj Moskës. Po ashtu po zhduken drejtorë të shkollave, gazetarë, aktivistë lokalë dhe zyrtarë komunalë. Së fundi ka raportime se është ndërprerë interneti dhe po ashtu edhe qasja në rrjet telefonik”, ka thënë Carpenter.
-
Rusia pretendon se është gati t’i aneksojë dy rajone ukrainase
-
Kremlini planifikon t’i mbajë referendumet në rajonin e Donbasit deri në gusht
-
Rusia po planifikon referendume në Ukrainën lindore
-
SHBA-ja e Rusia drejt marrëveshjes që i lë Putinit tokat e pushtuara në Ukrainë
-
Instituti Amerikan: Rusia mund të shënojë sukses të vogël në Donbas