Forcat ruse po i ekzagjerojnë arritjet e tyre pranë Bakhmutit, në rajonin e Donetskut dhe përparimet pranë qytetit nuk tregojnë ende rrethim të afërt. Kjo u bë e ditur të martën nga analistët e Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, që thanë se rusët po japin informata të pavërteta.
Të hënën, udhëheqësi i vetëshpallur i rajonit të Donetskut, Denys Pushylin, deklaroi se trupat ruse ishin afër rrethimit të Bakhmutit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Situata mbetet e vështirë, por njësitet tona, veçanërisht njësia Wagner, po ecin përpara”, deklaroi ai, duke shtuar se kanë përparuar në një mjedis më operacional.
Pamjet e lokacionit ku rusët tregojnë se kanë kapur disa fshatra, në një distancë prej 5 deri në 30 kilometra, sipas Institutit, nuk tregojnë asgjë “që rusët janë pranë pushtimit të Bakhmutit”.
“Edhe nëse trupat ruse më të vërtetë kanë arritur të marrin kontrollin e vendbanimeve në jug të Bakhmutit, këto suksese i kërcënojnë rrugët kritike për në Siversk dhe Kostiantynivka, që janë rrugë që çojnë drejt komunikimit tokësor me Ukrainën. Pozicionet e pretenduara nga pala ruse, çojnë drejtpërdrejt në strukturat e përgatitura të vetëmbrojtjes ukrainase në Bakhmut dhe në fshatrat e saj satelitore perëndimore dhe veriore”.
Bakhmuti është cilësuar zonë e rëndësishme e komunikimit me Kievin zyrtar. Në këtë zonë zhvillohen luftime tash e disa muaj, por Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur se po e mbrojnë me ngulm atë pjesë.