Instituti amerikan për Studimin e Luftës bëri të ditur se disfatat e Rusisë në rajonin e Kharkivit dhe të Lymanit, shfaqën dështimin e Kremlinit në mobilizimin e pjesshëm në Ukrainë.
Në raportin e së hënës, Instituti shkroi se lufta në territorin ukrainas po ndryshon rrënjësisht për hapësirën ruse të informacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mediat e sponsorizuara nga Kremlini dhe milblogerët rusë, një komunitet i shquar i Telegramit, i përbërë nga korrespondentë rusë të luftës, ish-zyrtarë përfaqësues dhe nacionalistë – janë të pikëlluar për humbjen e Lymanit, ndërsa po kritikojnë në të njëjtën kohë dështimet burokratike të mobilizimit të pjesshëm. Humbjen e Lymanit dhe të Kharkivit po ia atribuojnë dështimeve ushtarake dhe përforcimeve ruse në veri”, thuhet në njoftim.
Gazetarët pro presidentit rus, deklaruan se Vladimir Putini gaboi kur i aneksoi katër rajonet ukrainase, para se t’i siguronte kufijtë e tyre administrativë.
Kjo ngriti dyshimin nëse Rusia do të mund ndonjëherë “t’i pushtojë këto territore”
“Propagandistët e Kremlinit nuk e fshehin zhgënjimin e tyre në zhvillimin e mobilizimit të pjesshëm, duke diskutuar shpesh për mobilizimin e paligjshëm të disa burrave dhe duke vënë në dukje çështje të tilla si alkoolizmi midis forcave të sapomobilizuara”, thuhet nw raportin e sw hwnws tw Institutit, duke theksuar se Rusia ka nisur në luftë rezerva të dobëta.
“Hapësira ruse e informacionit ka devijuar ndjeshëm nga narrativat e preferuara të Kremlinit dhe Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjërat janë ‘përgjithësisht’ nën kontroll. Putini mbështetet në kontrollin e hapësirës së informacionit në Rusi për të mbrojtur regjimin, shumë më tepër sesa në llojin e aparatit masiv të shtypjes që përdori Bashkimi Sovjetik”, bëri të ditur Instituti amerikan i Luftës.