Higjiena dhe kushtet e përgjithshme në Klinikën e Gjinekologjisë dhe atë të Traumatologjisë në Shkup nuk janë në nivelin e duhur. Këtë e ka treguar inspektimi i paparalajmëruar i Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë në pesë klinika të Shkupit. Në shënjestër përveç Gjinekologjisë e Traumatologjisë ishin edhe Qendra e Urgjencës, Ortopedia dhe Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit.
Gjatë mbikëqyrjes në Klinikën e Gjinekologjisë është konstatuar se gjendja e përgjithshme sanitare higjienike nuk është në nivelin e duhur, ndërsa mbeturinat mjekësore nuk selektohen sipas rregullores, transmeton Alsat-m. Gjithashtu edhe në Klinikën e Traumatologjisë gjendja e përgjithshme sanitare higjienike nuk është në nivelin e kënaqshëm – deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër dallim nga Gjinekologjia dhe Traumatologjia, në Qendrën e Urgjencës, Ortopedi dhe në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive e Tuberkulozit, gjendja e përgjithshme ishte relativisht e mirë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha masat për tejkalimin e mangësive të konstatuara ndërsa është paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës do të ketë inspektime të paparalajmëruara nëpër klinikat e tjera për të cilat qytetarët tanimë një kohë të gjatë janë ankuar për kushte të këqija.