Ajo u arrestua pasi kishte refuzuar të merrte një mostër gjaku nga një pacient në spital.
Arrestimi i saj, në korrik, shkaktoi zemërim sidomos kur dolën pamjet dhe ajo u shfaq duke u shoqëruar me dhunë për në polici.
Alex Wubbels arriti marrëveshjen për kompensim me qytetin e Salt Lake dhe Spitalin e Utah, tha avokati i saj.
Detektivi Jeff Payne, u dërgua në spitalin e Utah në datën 26 korrik për të marrë një mostër gjaku nga një shofer i kamionëve, i cili ishte pa ndjenja, si i dyshuar për një përplasje me policin.
Infermierja e cila ishte kujdestare atë ditë, i tha detektivit Payne që ai nuk kishte një urdhër për marrjen e mostrës së gjakut, si kërkohej nga ligji.
Edhe
Mjeku i arrestuar në Vushtrri dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për raporte mjekësore
Gjithashtu ajo shtoi që gjaku nuk mund të merret nga pacienti pa miratimin tij.
Në përfundim, infermierja fitoi të drejtën e saj, dhe mori si shpërblim shumën prej 500 mijë dollarësh.
-
Mjeku në Vushtrri arrestohet për ryshfet dhe lëshim të vërtetimeve mjekësore të rreme
-
Arrestohet punonjësja e kompanisë së sigurimeve, dyshohet se fitoi kundërligjshëm dhjetëra mijëra euro
-
Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet se mori ryshfet
-
Policia tregon se çfarë i konfiskoi mjekut që u arrestua për marrje ryshfeti