Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Infermieri gjerman gjykohet për vrasjen e 100 pacientëve

Një infermier po gjykohet në Gjermani për vdekjen e 100 pacientëve. Procesi gjyqësor po mbahet në qytetin gjerman Oldenburg, raportojnë mediat lokale.

Detektivët thonë se Niels Hogel, 41 vjeç, kishte administruar dozat fatale të medikamenteve personave që ishin nën kujdesin e tij në dy spitale në veri të Gjermani. Motivi i tij besohet se ishte mania që t’i mahniste kolegët për efektin e medikamenteve te pacientët, transmeton Koha.net.

Hogel tashmë po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e njerëzve që ishin nën kujdesin e tij. Procesi i ri gjyqësor pritet të zgjasë deri në maj, pasi do të bëhen analiza toksologjike nga ekshumimi i eshtrave të viktimave.

Hogel thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në qytetin e afërt, Delmenhorst ndërmjet viteve 1999 dhe 2005. Rasti i tij është shoqëruar me shumë debate për shkak se autoritetet shëndetësore gjermane janë akuzuar se kanë mbyllur sytë ndaj aktivitetit vrastar të Hogelit.

Nëse do të shpallet fajtor për të gjitha vdekjet, do të bëhej një prej vrasësve më mëdhenj serikë në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore.